Chelsea, hetimi i New York Times: “Bulizëm, kërcënime dhe një vet**rasje në klub”

30 Qershor 2022
16:37
Denis Hakanaj
back button

Chelsea përjetoi një periudhë të trazuar sezonin e kaluar. Boshllëku që la lamtumira e ish-pronarit dhe manjatit rus Roman Abramovich ka sjellë mot të keq në klubin londinez.

Siç dëshmohet nga një hetim i New York Times, kur Todd Boehly bleu Blutë ai trashëgoi një ekip kampionësh, por edhe një situatë të brendshme mjaft shqetësuese.

Gazeta publikoi një investigim për ambientin e punës që ekziston brenda klubit londinez, duke intervistuar një duzinë punonjës dhe ish-punonjës.

Të gjithë u ankuan për kërcënime dhe frikë, veçanërisht në departamentin e marketingut, të kryesuar nga Gary Twelvetree. Me pak fjalë, një klimë toksike, shumë stresuese me pasoja në shëndetin e atyre që punojnë atje.

Në janar, vetëvrasja e ish-shefit të Chelsea Tv, Richard Bignell, i shkarkuar shtatorin e kaluar, ka shtuar ndjenjën e shqetësimit të punonjësve, edhe sepse në raportin e ekspertit mjekësor thuhet se vdekja është për shkak të “dëshpërimit për humbjen e punës”.

Shumë anëtarë të fushës së marketingut janë ndjerë të nënçmuar, të pavlerësuar, të frikësuar dhe ndonjëherë edhe të frikësuar vetëm për të marrë pjesë në një takim të thjeshtë.

“Para se të punoja për Chelsea-n, nuk shqetësohesha kurrë për shëndetin tim mendor, por pasi u bëra pjesë e klubit, nuk flija mirë gjatë natës dhe u bëra keq e më keq”, tha një ish-punonjës i kontaktuar nga gazeta amerikane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit