Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, mund të humbasë mbrojtësin e krahut të majtë, Emerson. Numri një i stolit të londinezëve mund të humbasë lojtarin, pasi ka disa skuadra që janë pas tij.
Juventusi, Interi dhe Napoli po monitorojnë me kujdes situatën e lojtarit. Ky i fundit kërkon që të qëndrojë sa më gjatë në ekipin londinez, por gjasat janë që diçka e tillë të mos ndodhë.
Tre klubet e mëdha të Italisë janë futur në garë për të bindur lojtarin. Juventusi duket ekipi më i avantazhuar në këtë betejë. Ata duan që të rrëmbejnë lojtarin.