Chelsea i çmendur pas mbrojtësit, gati të ofrojë kartonin e Ziyech!

20 Prill 2021
14:30
Telesport
back button

Chelsea kërkon t’i bëjë një dhuratë trajnerit Tuchel në merkaton e verës, për të shpërbleyer sadopak punën e shkëlqyer që ka bërë tekniku në muajt e fundit. Objektivi i klubi është mbrojtesi Jules Kounde.

Lojtari i Sevillas është një prej qendërmbrojtësve më të mirë në La Liga dhe kërkohet nga shumë klube të mëdha. Chelsea duket se kryeson garën për të firmosur me Kounde, pasi është gati të bëjë edhe një çmenduri për të bindur Sevillan.

Sipas mediave në Angli, drejtuesit londinezë janë gati të ofrojnë kartonin e Hakim Ziyech, një prej lojtarëve më të mirë të ekipit. Përveç kartonit të marokenit, që llogaritet rreth 60 milionë euro, Chelsea ka gati edhe 30 milionë euro të tjera. Vërtet një ofertë tunduese për Sevillan, që duhet të vendosë nëse do të heqë dorë nga shërbimet e Jules Kounde.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit