Chelsea-Juventus, londinezët fitojnë “ndeshjen” e merkatos me 60 mln euro

23 Nëntor 2021
14:16
Denis Hakanaj

Chelsea dhe Juventus do të përballen mbrëmjen e sotme në Champions League për vendin e parë të Grupit H të Champions League.

Një tjetër sfidë po zhvillohet mes këtyre dy skuadrave në merkato.

Ylli i Monaco, Aurelien Tchouameni, ndiqet prej kohësh nga bardhezinjtë.

Massimiliano Allegri do të donte një përforcim në mes fushë dhe francezi është një nga të preferuati e tij. Por ekziston rreziku që gara për talentin të jetë fituar tashmë.

Sipas TuttoSport, Chelsea duket se ka bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh për 21-vjeçarin.

E pamundur për Juventus-in të barazojë ofertën e klubit londinez, që mund të tërhiqet përfundimisht nga gara.

Sfida në fushë akoma nuk është luajtur, por Chelsea duket se e ka mundur Juventus-in në merkato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit