Chelsea ka marrë Tuchel, trajneri anglez: Kush tha se është i madh?

26 Janar 2021
16:54
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea pushoi trajnerin Frank Lampard nga puna dhe po mendon për zëvendësuesin e tij. Emri që pritet ta zëvendësojë është ai i Thomas Tuchel. Ky i fundit la ekipin e PSG dhe pritet të nënshkruajë me blutë e Londrës.

Ish-trajneri i Tottenham dhe daja i Frank Lampard, Harry Redknapp, mendon se Chelsea gaboi dhe kanë kritikuar zgjedhjen e gjermanit. Ai mendon se nuk duhej zgjedhur Tuchel.

“Kush e thotë që ai është një trajner i madh? Të fitosh tituj te PSG-ja nuk të bën ty një trajner të madh. Nuk tregon asgjë me këtë”, tha tekniku në një deklaratë për “Football Daily”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit