Chelsea kërkon mbrojtës, ofron 30 mln euro për yllin e Serie A!

8 Prill 2021
20:39
Telesport
back button

Cheslea kërkon të përforcojë repartin e prapavijës dhe në merkaton e verës pritet të bëjë një goditje të bujshme. Mediat në Angli raportojnë se objektivi kryesor i bluve është Nikola Milenkovic.

Mbrojtësi serb pëlqehet shumë nga trajneri Tuchel, por edhe nga drejtuesit, që e shohin edhe si një objektiv shumë të arritshëm. Milenkovic nuk ka rinovuar me Fiorentinën dhe i ka ngelur vetëm 1 vit kontratë me vjollcët, që do të jenë të detyruar ta shesin në verë.

Kartoni i Milenkovic vlerësohet rreth 30 milionë euro, shifër që Chelsea e ka bërë gati për t’ia ofruar Fiorentinës. Tashmë, mbetet për t’u parë në rast se palët do të gjejnë një marrëveshje, në mënyrë që mbrojtësi të kalojë në Londër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit