Chelsea kërkon me ngulm qendërmbrojtës në Serie A, ja tre emrat e piketuar

30 Qershor 2022
8:45
Alfred Lleshi
back button

Chelsea troket fort në Serie A për të siguruar një qendërmbrojtës, pas largimit të Rudiger dhe Christensen. Janë të paktën tre objektiva të Tuchel: Skriniar, Koulibaly dhe De Ligt. Prioriteti i bluve të Londrës mbetet holandezi i Juventusit, për të cilin bardhezinjtë kërkojnë 120 milionët e klauzolës së lirimit.

Shumë për Chelsea, që do të donte të përfshinte homologë teknikë si shkëmbim. Dhe nga ky këndvështrim, ka një risi të treguar sot nga “Daily Mail”. Përveç sulmuesit Timo Werner, të cilin Chelsea e kishte përfshirë si homolog të mundshëm në operacionin e De Ligt, sot shfaqet edhe emri i amerikanit Christian Pulisic.

Sipas “Daily Mail”, ky i fundit do të ishte i preferuari i Juventusit, jo gjermani Werner. A do të ketë pra një pikë takimi për futbollistin amerikan apo bardhezinjtë do të vazhdojnë të kërkojnë vetëm para?

Në këtë rast, Chelsea do ta largonte vëmendjen te Skriniar, me PSG-në që megjithatë aktualisht është përpara. Për sllovakun, Interi kërkon 70 milionë euro. Sa i përket Koulibaly, ai vlerësohet më pak, pasi është afër fundit të kontratës.

Pulisic ka origjinë kroate, babai i tij Mark luajti për tetë vite me Harrisburg Heat dhe më pas ndoqi karrierën si trajner. Kushëriri Will është gjithashtu futbollist. Amerikani i Chelsea është një mesfushor-sulmues, ose anësor me aftësi të mira teknike. Ai është shumë i shpejtë dhe ka vizion, shumë asiste vijnë për meritë të tij.

I lindur në vitin 1998, ai mbërriti në Evropë më 2015-2016 falë Borussia Dortmundit, me të cilën luajti deri më 2019. Më pas u transferua te Chelsea për 64 milionë euro.

Me blutë e Londrës ka fituar Ligën e Kampionëve, duke u bërë amerikani i parë që luan një finale të tillë kontinentale dhe i dyti që e fitoi atë pas Jovan Kirovskit më 1997, i cili megjithatë nuk doli në fushë gjatë ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit