Chelsea kërkon të rikthejë yllin 48-milionësh në “Stamford Bridge”

8 Dhjetor 2019
21:17
back button

Menjëherë sapo Chelsea-t i është hequr pezullimi i transferimeve mediet angleze kanë raportuar emrat e parë që thuhet të kenë nisur kontaktet me The Blues.

Njëri prej tyre është Nathan Ake. Holandezi 24-vjeçar ka qenë te Chelsea nga viti 2013 deri 2017, përpara se të vendoste të shkonte te Bournemouth.

Qendra e mbrojtjes është një pozicion që ka shfaqur probleme në skuadër, sidomos pas dëmtimit të Rudiger, i cili do të mungojë për shumë kohë.

Ake thuhet të kushtojë rreth 48 milionë euro. Këtë sezon ai ka zhvilluar 16 ndeshje në Premier League duke shënuar edhe një gol.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit