Chelsea kualifikohet me goleadë, Napoli me humbje. Valencia shpëton në fund

14 Mars 2019
20:49
back button

Pas fitores 3-0 në Stamford Bridge, Chelsea i Maurizio Sarri-t ka shkatërruar 5-0 Dinamo Kyiv në Ukrainë. Olivier Giroud ka kthyer në festë ndeshjen e kthimit për londinezët me tripletën (5', 33', 59') e tij të përkryer (një gol me të djathtën, një me të majtën dhe një me kokë) . Golat e tjerë janë shënuar nga Marcos Alonso (45+1') dhe talenti Hudson-Odoi (78'). Një fitore bindëse e Chelsea-t, që është kualifikuar me lehtësi në çerekfinalen e Europa League. 

Napoli është mposhtur 3-1 nga austriakët e Salzburg në Red Bull Arena, por falë fitores 3-0 në shtëpi një javë më parë do të avancojnë në fazën çerekfinale. Ishte Milik (14') ai që zhbllokoi rezultatin me një roveshiatë të bukur brenda zonës, por Dabbur (25') dhe Gulbrandsen (65') kanë përmbysur gjithçka për vendasit. Në fund ishte edhe Leitgeb (92') ai që shënoi për vendasit. Një fitore morali për austriakët ndaj një Napoli pretendent për të fituar kupën. 

Guedes ka shpëtuar Valencia-n në minutën e 93-të të takimit ndaj Krasnodar duke siguruar kualifikimin për spanjollët. Pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1, rusët kanë gjetur golin që do t’u jepte kualifikimin në minutën e 85’, por goli i portugezit nuk e lejoi këtë gjë me golin e tij me rezultatin përfundimtar që është 1-1. Valenca shpëton për mrekulli. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit