Chelsea-Liverpool: Frikë për Salah, Diaz shpërdoron një mundësi të artë (Pamjet)

14 Maj 2022
18:35
Denis Hakanaj
back button

Chelsea dhe Liverpool po përballen në Wembley në finalen e Kupës së Anglisë. Të Kuqtë duan të mbajnë gjallë ëndrrën e pokerit të titujve, ndërsa londinezët duan të shpëtojnë sezonin.

Rasti më i pastër i 45 minutave të para, të mbyllura në barazim 0-0, ka qenë për skuadrën e Jurgen Klopp dhe më saktësisht për Luis Diaz.

Kolumbiani ka marrë një pasim të mrekullueshëm nga Alexander-Arnold, por nuk ka arritur ta finalizojë siç duhet, me gjuajtjen e tij që është ndalur nga pritje shpëtimtare e Mendy.

VIDEO VIDEO VIDEO

Nuk kanë munguar rastet edhe për londinezët, me Pulisic që ka shkuar disa herë afër golit, por pa e gjetur atë edhe falë pritjeve të Alisson.

Lajmi i keq për Klopp ka ardhur në minutën e 33-të,  kur Mohamed Salah ka qenë i detyruar të lërë fushën për shkak dëmtimit. Në vendin e tij është aktivizuar Jota.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit