Chelsea, Man City dhe Dortmund të çmendur pas 16-vjeçarit të Barcelona-s

21 Janar 2019
21:15
back button

Ilaix Moriba-n me siguri që vetëm ata që janë të çmendur pas Barcelona-s mund ta njohin. 

Lojtari 16-vjeçar aktualisht luan te U-17 të klubit katalanas, por për shkak të talentit të madh që po shfaq, ka zhvilluar disa ndeshje edhe me ekipin e U-19. 

Siç raporton spanjollja Sport, koha te Barça mund të jetë drejt fundit për lojtarin që konsiderohet si “Pogba i ri”. 

Sipas raportit, Chelsea thuhet të ketë shfaqur interes të madh për mesfushorin dhe ka gati një paketë sportive dhe financiare tepër joshëse. 

Blutë do të kenë konkurrencën e Manchester City, që është përfolur që vitin e kaluar për intereson ndaj lojtarit. 

Gjithashtu, një tjetër klub që i ka pikë të dobët talentet, Borussia Dortmund, kërkon ta marrë Moriba-n. Megjithatë kohët e fundit kontaktet janë ftohur.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit