Chelsea e ka fituar me rezultatin 2-1 miqësoren e luksit ndaj Arsenal-it.
Havertz ka kaluar në avantazh Blutë në minutën e 26-të, ndërsa Granit Xhaka ka barazuar për Topçinjtë në minutën e 69-të.
Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar nga Abraham në minutën e 72-të. Sulmuesi i Tuchel ka përfituar nga një gafë e objektivit të Inter-it në merkato, Bellerin, dhe nuk ka falur.
Dhjetë minuta më von, Arsenal ka barazuar, por arbitri nuk e ka quajtur të rregullt golin pavarësisht se topi e kishte kaluar vijën fatale.