Chelsea në rënie të lirë, tifozët “shkarkojnë” Potter-in (Pamjet)

1 Prill 2023
20:35
Denis Hakanaj
back button

Chelsea vazhdon të zhgënjejë në Premier League. Londinezët janë mundur 2-0 në javën e 29-të të kampionatit nga Aston Villa në shtëpi dhe tani ka rënë në vendin e 11-të të renditjes.

Sfida e luajtur në Stamford Bridge është zhbllokuar në minutën e 18-të me miqë që kanë kaluar në avantazh me Watkins.

Një gol që ka ardhur pas një gabimi në mbrojtje nga ana e Cuçurella-s, i cili ka nxjerrë jashtë loje Koulibaly dhe i ka dhënë një asist perfekt rivalit i cili e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

PRITJA E MARTINEZ – VIDEO

Protagonist për keq ka qenë edhe Mudryk, i cili ka pasur shansin të kalojë në avantazh Chelsea-n në minutat e para të ndeshjes, por është ndalur nga një super pritje e Dibu Martinez.

GOLI I ASTON VILLAS – VIDEO

Ukrainasi ka pasur një rast akoma më të mirë në minutën e 31-të të takimit, por edhe këtë herë e ka shpërdoruar. Pasi ka dalë i vetëm përballë Martinez, sulmuesi i vendasve ka lëshuar një gjuajtje shumë të dobët që është ndalur pa probleme nga portieri argjentinas.

RASTI I HUMBUR NGA MUDRYK – VIDEO

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 56-të, ka ardhur edhe goditja e radhës për Blues me golin e dytë të shënuar nga Aston Villa, i shënuar nga McGinn.

GOLI I MCGINN – VIDEO

Rezultati ka zemëruar tifozët e Chelsea-t, të cilët gjatë ndeshjes kanë filluar korin kundër trajnerit Potter duke kërkuar shkarkimin e tij dhe në fund të ndeshjes ka fërshëllyer lojtarët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit