Chelsea “ngec” përsëri, Brighton kthen Tuchel 6 vite mbrapa (Video)

18 Janar 2022
22:59
Denis Hakanaj
back button

Tjetër rezultat zhgënjyes për Chelsea-n në Premier League.

Skuadra e Tuchel, në fak, nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Brighton në javën e 24-t të kampionatit anglez.

Ziyech (28′) ka kaluar në avantazh Blues në Amex Stadium, ndërsa Webster (60′) ka barazuar për vendasit.

Ky rezultat e lë Chelsea-n në vendin e tretë me 44 pikë, 11 larg City-t kryesues që ka një ndeshje më pak.

Londinezët nuk kanë fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit në kampionat (3 barazime, 1 humbje) dhe kjo është hera e parë që një skuadër e Tuchel ka një ecuri të tillë që nga tetori i 2016-ës kur ishte në drejtim të Dortmund.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit