Chelsea nuk ndalet më, Tottenham “arratiset” me Kane dhe Son (Pamjet)

11 Mars 2023
18:02
Denis Hakanaj
back button

Chelsea ka marrë fitoren e radhës në kampionat pasi ka mundur 3-1 në transfertë ekipin e Leicester dhe duket se është kthyer në rrugën e duhur edhe pas kualifikimit në çerekfinalet e Champions League në dëm të Borussia Dortmund.

GOLI I CHILLWELL – VIDEO

Londinezët kanë kaluar në avantazh me një gol të bukur të Chilwell në minutën e 11-të. Në të 34-ën kanë dyfishuar me Joao Felix, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje nga VAR.

Portugezi ka qenë protagonist i një momenti të frikshëm në fillimin e ndeshjes, për shkak se ka pësuar një faull shumë të rrezikshëm. Megjithatë, për habinë e të gjithëve, arbitri i ndeshjes nuk ka marrë asnjë masë.

NDERHYRJA NDAJ JOAO FELIX – VUDEO

Në minutën e 39-të, Liecester ka gjetur golin e barazimit me një goditje të mrekullueshme të Daka, por festa e vendasve nuk ka zgjatur shumë sepse miqtë janë kthyer në avantazh me Havertz në minutën e 45-të.

GOLI I LEICESTER – VIDEO

GOLI I HAVERTZ – VIDEO

Blutë kanë realizuar golin e tretë në minutën e 75-të me Mudryk, por goli është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje. Nuk është anuluar ai i realizuar nga Kovacic në minutën e 78-të, që ka fiksuar shifrat në 3-1. Leciester e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Faes në minutën e 87-të.

GOLI I KOVACIC – VIDEO

Buzëqesh edhe Tottenham-i i Antonio Conte-s, që ka mundur 3-1 në shtëpi skuadrën e Nottingham dhe ka përforcuar vendin e katërt në renditje duke shkuar gjashtë pikë larg Liverpool-it të vendit të pestë, por Të Kuqtë kanë një ndeshje me pak.

Spurs e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0 falë një dygolëshi të Kane. Ata kanë trefishuar avantazhin në minutën e 62-të me Son, ndërsa në minutat e fundit ka ardhur reagimi i Nottignham, me golin e shënuar nga Worrall në minutën e 81-të. Në minutën e 95-të, miqtë mund të kishin shënuar edhe golin e dytë, por Ayeë ka gabuar nga pika e bardhë.

GOLI I PARE I KANE – VIDEO

GOLI I DYTE I KANE – VIDEO

GOLI I SON – VIDEO

Në ndeshjet e tjera të luajtura në orën 16:00, Everton ka mundur 1-0 në shtëpi ekipin e Brentford, ndërsa ndeshja mes Leeds dhe Brighton është mbyllur në barazim 2-2.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit