Chelsea nuk përmbahet pa Lukaku-n, shkatërron Norwich-in me 7 gola (Video)

23 Tetor 2021
15:23
Denis Hakanaj
back button

“No Lukaku, No Problem”.

Chelsea ka marrë një fitore bindëse 7-0 kundër Norwich-it në javën e 9-të të Premier League.

Pavarësisht mungesës së Lukaku-t për shkak dëmtimi, londinezët nuk kanë patur asnjë problem për të siguruar tri pikët dhe përforcuar vendin e parë në renditjen e Premier League.

Skuadra e Tuchel i ka siguruar tri pikët që në pjesën e parë me golat e Mount (8), Hudson-Odoi (18′) dhe James (42′). Chilwell (57′), autogoli i Aarons (62′) dhe Mount ( 85′ pen., 91′) kanë fiksuar shifrat në 7-0.

Chilwell është lojtari i parë anglez që shënon në katër ndeshje radhazi të Premier League për Chelsea-n, pas Frank Lampard në shkurtin e 2013-ës.

Mount ka realizuar tregolëshin e parë për Chelsea-n në Premier Leaague dhe është lojtari i parë i Chelsea-t që realizon një tregolësh në Premier League pas Eden Hazard.

Kjo është fitorja më e thellë e marrë në kampionatin anglez nga londinezët nën drejtimin e Tuchel.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit