Chelsea nxjerr në merkato dy yjet e ekipit

25 Mars 2020
19:41
Denis Hakanaj
back button

Chelsea mendon për  të ardhmen dhe merkaton e verës.

Blutë mendojnë të përforcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe të marrin lojtarë që pëlqehen nga trajneri Frank Lampard. Megjithatë, klubi i Abramovich duhet të shesë në fillim.

Sipas Daily Express, londinezët kanë nxjerrë në merkato dy fytyra shumë të njohura për futbollin italian: Emerson Palmieri, me një të kaluar te Roma, dhe Marcos Alonso, ish-lojtar i Fiorentina-s.

Dy mbrojtësit e krahut, gjithmonë sipas të  përditshmes angleze, do  të zëvendësohen nga Chilwell i Leicester dhe argjentinasi Nicolas Tagliafico, që luan me Ajax-in.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit