“Chelsea ofroi 50 milionë euro për Hysajn”

14 Nëntor 2019
18:19
back button

Agjenti i Elseid Hysajt pretendon se Napoli rrezikon të mos fitojë asnjë qindarkë për mbrojtësin e djathtë duke shtuar se mund të kishte fituar 50 milionë euro vitin e kaluar.

Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, kur kontrata t’i ketë përfunduar dhe Mario Giuffredi ka zbuluar se Partenopei do të pësonin një goditje të rëndë.

“Nëse largohemi në janar, do të bëjmë atë që duhet të kishim bërë që në verë, nëse jo, atëherë ai do të largohet si lojtar i lirë.

Një vit e gjysmë më parë, Napoli mund të kishte fituar 50 milionë nga Chelsae. Nëse Hysaj do të qëndrojë, napolitanët rrezikojnë ta humbasin duke mos fituar asnjë qindarkë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit