Chelsea ofron më shumë se 80 milionë euro, tani duhet bindur lojtari

10 Gusht 2022
15:21
Denis Hakanaj
back button

Janë orë vendimtare për të ardhmen e Frenkie de Jong. Mesfushori holandez, në qendër të një historie që po shkakton shumë diskutime, ka refuzuar transferimin te Manchester United dhe nuk ka dëshirë të largohet nga Barcelona, që i ka kërkuar të ulë rrogën.

Gjigantët e futbollit spanjoll nuk do të donin ta shisnin me çdo kusht, por nuk mund t’i garantojë një të ardhme në Katalonjë futbollistit me kushtet aktuale.

Një situatë që  e bën gjithmonë dhe më të mundur një transferim të lojtarit te Chelsea, që në ditët e fundit ka ofruar më shumë se 80 milionë euro për ish-yllin e Ajax-it.

Një shifër e rëndësishme që do t’i jepte frymëmarrje Barcelona-s, që ka probleme financiare për shkak të të cilave nuk po arrin të regjistrojë blerjet e reja.

Siç ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Sport, kontaktet mes londinezëve dhe menaxherëve të lojtarit janë të vazhdueshëm dhe negociatat mund të kenë një mbyllje pozitive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit