Chelsea përgatit “grushtin e shtetit”; 60 milionë euro për yllin e Bundesligës

30 Shtator 2022
11:30
Alfred Lleshi
back button

Koulibaly, Fofana, Cucurella, Sterling, Aubameyang, Chukwuemeka, plus Zakaria në fund. Miliona euro të shpenzuara te Chelsea kësaj vere, që kaloi nga duart e Roman Abramovich te Todd Boehly. Kini kujdes, sepse blutë tashmë po mendojnë se si të lëvizin sërish brenda një viti. Me një synim kryesor tashmë të përcaktuar: Kristofor Nkunku.

“Bo*ba” është hedhur nga “Bild”. Sulmuesi i Leipzig tashmë iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me Chelsea. Këtë e bëri javët e fundit, në shtator, në Frankfurt. Teorikisht në fshehtësi të madhe, përpara se gjithçka të bëhej e ditur publikisht. Synimi? Përgatitja e një transferimi në Londër, që në planet e bluve do të realizohet brenda një viti, në afatin kalimtar të verës 2023.

Në fund të fundit, rrëmbimi i Nkunku nga Leipzig është i komplikuar, por jo shumë i pamundur për një klub që mund të llogarisë një buxhet shumë të lartë. Në kontratën e tij, xhevahiri francez ka në fakt një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh. E përkthyer: nëse londinezët vendosin ta paguajnë atë, klubi i Red Bull nuk do të jetë në gjendje të bëjë asgjë për ta mbajtur sulmuesin në fjalë.

Në fund të fundit, prej disa kohësh është folur për interesimin e Chelsea për Nkunkun. Në fillim të qershorit, vetë francezi e kishte diskutuar këtë temë në “Telefoot”, por pa u çekuilibruar shumë:

“Nuk është sekret që ka kaq shumë klube të interesuara për mua. Kjo më lumturon, por gjithashtu i jam falënderues një klub si Leipzig që po bën gjithçka për të më mbajtur. Më duhet të mendohem mirë dhe më pas do të marr një vendim. Sivjet do të jetë Kupa e Botës dhe ky është gjithashtu një faktor që duhet marrë parasysh”.

Në fund, pavarësisht zërave dhe ballafaqimeve, Nkunku nuk u largua nga Leipzig në verë. Por ekzaminimet mjekësore të kryera në fshehtësi me Chelsea mund t’i ndryshojnë tërësisht kartat në tavolinë. Aq sa, siç u përmend, britanikët duket se kanë vendosur të bëjnë një tjetër blerje milionere, duke paguar klauzolën e lirimit të francezit.

Një lojtar shumë i suksesshëm i Leipzig, Nkunku luajti çdo minutë të të gjitha ndeshjeve në fillim të sezonit: 7 në Bundesligë, me 4 gola të shënuar, dhe 2 në grupet e Champions League, një kompeticion që gjermanët e nisën keq, duke humbur kundër Shakhtar Donetsk dhe Real Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit