Chelsea planifikon goditjen e bujshme, mund të befasohen Liverpool, PSG, Real dhe Barça

27 Janar 2022
17:58
Denis Hakanaj
back button

Chelsea është gati të vërë në provë qëndrueshmërinë e Liverpool-it në lidhje me Mohamed Salah.

Me kontratën aktuale që i skadon pas 18 muajsh, negociatat mes klubit dhe lojtarit duket se kanë ngecur.

Sipas Goal, nuk ka asnjë garanci që Salah dhe Liverpool-i të arrijnë një marrëveshje dhe kjo situatë që duket se u ka dhënë zemër gjigantëve të tjerë të Europës.

Ish-klubi i egjiptianit, Chelsea, po mendojnë seriozisht për Salah, ndërsa PSG, Real Madrid dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuar.

Jurgen Klopp ka thënë javën e kaluar: “E dimë, e di, se Mo ka dëshirë të qëndrojë. Ne duam që ai të qëndrojë. Kjo është situata. Duhet kohë për këto gjëra, këtë nuk e ndryshoj dot”.

Megjithatë, pavarësisht fjalëve të Klopp, bllokimi i negociatave flet për një realitet ndryshe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit