CHELSEA PREZANTON MISTER 121 MLN EURO! “Kam ardhur te krenaria e Londrës!” Edhe Leo Messi pëlqen postimin…

2 Shkurt 2023
0:21
Telesport
back button

Fituesi i Kupës së Botës, Enzo Fernandez, ka përfunduar një transferim te Chelsea nga Benfica me kontratë deri në verën e vitit 2031 dhe me vlere 121 mln euro, duke u bere blerja me e shtrenjte ne historine e Premier League dhe kaluar edhe Grealish me 117 mln euro…

Mesfushori i ri luajti për Argjentinën në Katar në fund të vitit të kaluar teksa ata u kurorëzuan kampionë të botës dhe ai u emërua lojtari i ri më i mirë i turneut nga FIFA, duke përfunduar një 2022 të jashtëzakonshëm në të cilin ai kishte rënë në sy me një sërë paraqitjesh mbresëlënëse për Benfica gjatë sezonit të tij debutues evropian.

Pas nënshkrimit, Fernandez tha: “I jam mirënjohës Chelsea-t dhe pronës së tij që bënë gjithçka që mundën për të më bërë pjesë të këtij projekti. Jam i lumtur dhe i emocionuar që i bashkohem me Krenarine e Londres, për të luajtur në ligën më të mirë në botë dhe për të konkurruar për trofetë më të mëdhenj. Mezi pres të luaj para tifozëve tanë dhe të ndihmoj shokët e skuadrës brenda dhe jashtë fushës”.

Si një nga lojtarët e rinj më premtues në futbollin botëror, Fernandez do të forcojë më tej opsionet tona të mesfushës për këtë sezon dhe të ardhmen. Fernandez është kryesisht një lojtar me mendje mbrojtëse, por zotëron aftësinë teknike për të operuar si një lojtar i thellë dhe atletizmin për të ecur përpara dhe për të mbështetur sulmet, duke bërë që ai të konsiderohet si një mesfushor i plotë.

22-vjeçari e filloi karrierën e tij në sistemin e të rinjve të River Plate në atdheun e tij, duke bërë përparim në futbollin e lartë duke fituar çmime kontinentale në formë huazimi te Defensa y Justicia, përpara se të fitonte titullin e ligës pas kthimit të tij te River Plate. Ai ishte një goditje e menjëhershme kur u transferua te Benfica verën e kaluar, duke regjistruar 11 përfshirje gola në 29 paraqitjet e tij këtë sezon.

Todd Boehly, president i Chelsea dhe Behdad Eghbali, bashkë-pronar i bordit, thanë: “Me Enzo ne po nënshkruajmë me një fitues të Kupës së Botës dhe një nga talentet më të ndritur në futbollin global. Ne jemi të ngazëllyer qe e shtojme te ekipi i Graham Potter dhe jemi të sigurt se ai do të jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë në vijim. Enzo ka demonstruar aftësinë e tij në nivelet më të larta, kështu që ne mezi presim të shohim se çfarë do të bëjë ai te Chelsea!!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit