Chelsea “rilind” me vuajtje dhe sakrifica, Pochettino pas ndeshjes: “Ja fjalimi im te dhomat e zhveshjes pasi mbetëm me 10 lojtarë…”

3 Dhjetor 2023
19:08
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea-t, shume i kritikuar kete fillim sezoni, Mauricio Pochettino, komentoi fitoren ndaj Brighton. “Është një fitore e rëndësishme për ne, sepse pas Newcastle ne duhej të tregonim një fytyrë tjetër dhe përgjigja ishte shumë e mirë.

U thashë lojtarëve në pjesën e parë [pas kartonit të kuq të Gallagher], kjo është një mundësi dhe sfidë masive për të treguar qe jemi një ekip i vërtetë…

Kemi konkurruar shumë mirë, shënuam një gol tjetër dhe më pas fituam ndeshjen, kështu që jemi të lumtur dhe duhet ta përdorim këtë lloj fitoreje për të ndërtuar besimin tonë”.

Chelsea bindi me dhjetë lojtarë ndaj Brighton, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Premier League, që u mbyll me rezultatin 3-2. Sfida u zhbllokua në minutën e 17’ me Fernandez që shënoi golin e avantazhit të vendasve, teksa në minutën e 21’ Colwill dyfishoi avantazhin.

Miqtë tentuan që të reagojnë dhe në minutën e 43’ Buonanotte gjeti golin dhe ngushtoi diferencën. Ndërsa në minutën e 45’ Gallagher mori kartonin e dytë të verdhë dhe la “Blutë e Londrës” me dhjetë lojtarë.

Ndonëse në inferioritet numerik Chelsea gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, me Fernandez që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Minuta në këtë sfidë pati edhe për sulmuesin shqiptar, Armando Broja që u aktivizua në vend të Mudryk në minutën e 81’.

Rezultatin e këtij takimi e vulosën “pulëbardhat” në minutën e 90+2’, me Joao Pedro që realizoi golin e dytë, me një fund sfide që rezultoi shumë i tensionuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit