Chelsea “ringjall” Bournemouth-in, Leicester “ngec” në shtëpi

14 Dhjetor 2019
18:08
back button

Chelsea është shtangur në Stamford Bridge nga Bournemouth. Miqtë, të cilët ishin duke kaluar periudhën më të keqe me pesë humbje radhazi, kanë mposhtur The Blues me rezultatin 1-0. Vendasit nuk kanë arritur dot të depërtojnë në prapavijën e skuadrës së Eddie Howe, dhe në fund janë dëshpëruar aq shumë për mungesën e golit sa që kanë humbur përqendrimin në mbrojtje. Bornemouth ka shënuar me Gosling në fund të takimit. Tottenham dhe Man United fërkojnë duart pasi tani kanë mundësi t’i afrohen skuadrës së Lampard.

Leicester është ndalur brenda nga Norwich me rezultatin 1-1. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me Pukki, por autogoli I portierit Krul ka barazuar pak përpara fundit të pjesës së pare. Pas pushimit vendasit u munduan me çdo mënyrë të shënonin golin e fitores, por këtë here fati nuk ka qenë me ta. Diferenca mes Liverpool dhe “Dhelprave” tani ka shkuar në 10 pikë.

Burnley ka mposhtur 1-0 Newcastle në Turf Moor, me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Wood në pjesën e dytë. Sheffield United ka bërë një tjetër ndeshje të madhe, këtë here ndaj Aston Villa, duke fituar 2-0 në shtëpi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit