Chelsea rrezikon Champions League, Lampard: Fati është në dorën tonë

23 Korrik 2020
9:30
Telesport
back button

Humbja që skuadra e Chelsea pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Liverpool ka ndërlikuar disi fatin e skuadrës së trajnerit Frank Lampard, që ruan vendin e katërt në renditje. Një pozicion që dërgon aktualisht “blues” në Champions League, por për të luajtur në turneun më të rëndësishëm europian janë në garë 3 skuadra për dy vende (M.United, Chelsea dhe Leicester).

Chelsea ka një sfidë delikate javën e fundit, teksa pret në shtëpinë e tij Wolverhampton, që luan për të siguruar kualifikimin në Europa League. Pra, të dyja ekipeve duan fitoren dhe Europën. “Ndeshjen e fundit do ta luajmë në fushën tonë, ndaj një rivali të fortë dhe që ka objektiv Europën, ashtu si ne”, tha Lampard.

Fati i sezonit tonë është në duart tona. Kam shumë besim te lojtarët dhe duhet vetëm të përqendrohemi te puna jona, për ta kaluar edhe këtë pengesë të fundit. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje dhe të përqendrohemi te ndeshja ndaj Wolves”, tha Lampard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit