Chelsea sfidon Interin për liderin e Lazios, zikaltrit kanë një avantazh!

18 Mars 2020
16:53
back button

Lazio është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Serie A, me bardhekaltrit që i kanë tejkaluar pritshmëritë, pasi janë kokë më kokë me Juventusin në renditje, si dhe janë ekipi që luajnë futbollin më të bukur në Itali.

Një nga lojtarët kyç të lacialëve dhe që është lider në mbrojtje është padyshim Francesco Acerbi. Eksperienca e 32-vjeçarit e ka bërë prapavijën e Lazios gati-gati të pakalueshme, sigurisht edhe porta, ku qëndron Thomas Strakosha.

Pikërisht në lidhje me Acerbin ka pasur interes ka nga dy gjigantë si Inter dhe Chelsea. Zikaltrit prej disa kohësh po interesohen për mbrojtësin, ndërsa së fundmi në garë janë futur edhe londinezët.

Problemi madhor është që Acerbi ka kontratë me Lazion deri në vitin 2023 dhe zor se Lotito mund ta lirojë lehtë. Nëse presidenti i kryeqytetasve bindet për ta lënë të lirë Acerbin, atëherë më i avantazhuar duket Inter, pasi mbrojtësi ka të njëjtin agjent si ylli i Inter, Romelu Lukaku.

Gara duket e fortë, pasi Chelsea mund të ofrojë më shumë, por në fund sigurisht që sipas gjasave do të vendosë dëshira e lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit