Chelsea sfidon Man United për blerjen rekord të 16-vjeçarit

13 Shkurt 2020
18:04
back button

Chelsea ka hyrë në garën 60 milionëshe me Manchester United për talentin Jude Bellingham. 

Asi i Birnigham, vetëm 16 vjeç, po vëzhgohet nga e gjithë Europa, përfshi Real Madridin dhe Barcelonën. 

Megjithatë, Chelsea dhe United janë në krye për të marrë shërbimet e tij dhe janë gati të paguajnë 40 milionë euro për yllin e të rinjve të Anglisë, plus 20 milionë euri bonuse, një rekord për një 16-vjeçar. 

The Sun raporton se United ishte gati të paguante 40 milionë euro për lojtarin që në tetorin e kaluar, por konkurrenca tani është aq e madhe sa që ka nisur ankandi. 

Bellingham shihet si talenti më i madh anglez që pas Wayne Rooney. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit