Chelsea shpërblen kryegolashënuesin e vet, ia rinovon kontratën deri më 2023

10 Korrik 2020
14:59
Alfred Lleshi
back button

Tammy Abraham e ka zgjatur kontratën e tij me Chelsea edhe për një vit tjetër, deri më 2023, pasi u aktivizua një klauzolë e tillë specifike, pasi shënoi 15 gola në Premier League. Klauzola në kontratën e Abraham i jep Chelsea frymëmarrje të mëtejshme, pasi sigurojnë të ardhmen afatgjatë të sulmuesit, me marrëveshjen e tanishme që do të skadonte në vitin 2022.

Nëse “Blues” do të konsiderojë një shitje të tij, ata tani kanë më shumë “leva” në duar në çdo bisedim të mundshëm transferimi për 22-vjeçarin. Ky i fundit është aktualisht golashënuesi më i mirë i klubit, me 16 gola në të gjitha garat.

Lampard ishte i lumtur, kur pa sulmuesin të prishë “thatësirën” e 10 ndeshjeve pa gola kundër Palace. Ritmi i tij ishte ndërprerë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, të pësuar kundër Arsenalit në janar: “Ishte me të vërtetë e rëndësishme për Tammy që të shënonte gol, sepse është i dëshpëruar për këtë. Ai nuk kishte shënuar prej një kohe. Kjo e ndihmon besimin e tij dhe mua, sepse më jep mundësi të tjera”.

Në të vërtetë, përfaqësuesit e Abraham do të synojnë ende një kontratë të re në të ardhmen e afërt, për të pasqyruar statusin e tij në skuadër, pasi aktualisht renditet si një nga lojtarët më të paguar në ekipin e parë me rreth 50.000 £ në javë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit