Chelsea shpërdoron ndeshjen e prapambetur, e pëson ndaj Everton

17 Mars 2019
19:27
back button

Chelsea i Maurizio Sarri-t ka pësuar një goditje të rëndë në luftën për një vend mes katër më të mirëve teksa është mposhtur 2-0 nga Everton në Goodison Park. 

The Blues duhet të fitonin patjetër për t’u ngjitur në vendin e 5-të, por kanë shpërdoruar ndeshjen e prapambetur duke dalë nga fusha me humbjen e 7-të të sezonit.

Miqtë kishin dy mundësi të mira gjatë pjesës së parë, me Hazard që godet shtyllën dhe Higuain që nuk tregohet i saktë përpara portierit. 

Menjëherë pas pushimit Richarlison i ndëshkon në minutën e 49’. Chelsea hidhet në sulm, por pa sukses dhe në minutën e 72’ vjen goli i nokautit nga Sigurdsson, i cili pasi humb penalltinë, i jepet një mundësi e dytë për të shtyrë topin në rrjetë. 

Chelsea mbetet në vend të gjashtë me 57 pikë, tre më pak se vendi i 4-t, Arsenal. Ndërsa Everton ndodhet në vend të 11-të, larg parashikimeve të fillimit të sezonit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit