Chelsea synon nipin e talentuar të ish-lojtarit të Milanit dhe Barcelonas!

18 Maj 2020
14:07
Telesport
back button

Chelsea është duke hedhur themelet për një skuadër që në të ardhmen mund të dominojë skenën për shkak se ka shumë talente në gjirin e tij.

Shumë emra në shënjestër për blutë, që pasi kanë bërë goxha pushim në merkato me investimet, tashmë kanë vënë në shenjestër disa elementë me vlera, mes tyre nipin e Winston Bogarde, që dikur ka luajtur me Barcelona dhe Milan.

Bëhet fjalë për 16 vjeçarin e Feyenoord, Lamare Bogarde, mesfushor që sipas “Football Insider” ndiqet edhe nga Arsenal dhe Tottenham, edhe pse blutë janë në avantazh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit