Chelsea, të gjithë kundër Mudryk: videoja bëhet virale

24 Maj 2023
20:01
Denis Hakanaj
back button

Pavarësisht se Chelsea shpenzoi 70 milionë euro plus 30 në bonuse për ta blerë nga Shakhtar Donets në janar, Mudryk është më shumë i përfolur për qëndrimin e tij jashtë fushës sesa për aftësitë e tij brenda fushës.

Që nga mbërritja në Stamford Bridge, ukrainasi ka bërë 16 paraqitje në përgjithësi, duke luajtur vetëm shtatë herë në formacionin titullar, duke mos gjetur kurrë një mënyrë për të shënuar.

Lojtari i datëlindjes 2001, i cila nënshkroi një kontratë tetëvjeçare e gjysmë me blutë për 7.5 milionë euro në vit, këtë herë ka bërë një gafë shumë të madhe.

Në fakt, sulmuesi është kritikuar pasi ka publikuar në profilin e tij në Instagram videon e një zotërie të moshuar që stërvitet në në palestër dhe duke errësuar një pjesë të trupit ka vënë një pikëpyetje.

Qëndrimi i popullit të rrjeteve sociale ishte unanim dhe bie në sy mesazhi i CEO të Gym Positivity, Joey Swoll, i cili e komentoi episodin kështu:

“Domethënë ti e shikon atë njeri në palestër duke punuar shumë, duke u përpjekur të përmirësohet me stërvitje, ai është në një situatë të sikletshme dhe ti vendos të bësh një video të tijën për ta postuar në rrjetet sociale për të tërhequr vëmendjen.

“Vërtet? Çfarë nuk shkon me ty? Je një futbollist profesionist,luan për Chelsea-n në Premier League, kështu do ta përfaqësosh veten dhe klubin tënd?”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit