Chelsea ul çmimin, mesfushori drejt Milanit!

11 Gusht 2020
16:15
Eraldo Harlicaj
back button

Zërat për një rikthim të Tiemoue Bakayokos drejt Milanit janë gjithnjë e më të fortë. Futbollisti i Chelseas dëshiron të rikthehet në “San Siro”, ndërsa të dy klubet janë gati që të gjejnë dakordësinë.

Chelsea kërkonte fillimisht deri në 30 milionë euro për kartonin e francezit, por më vonë pretendimet e tyre u ulën në 20 mln, ndërsa tashmë mund të jenë dhe më të vogla.

“Djalli” shpreson që të paguajë deri në 15 milionë euro. Blutë e Londrës janë gati të pranojnë, pasi dhe dëshira e francezit është që të luajë për Milanin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit