Chelsea vazhdon ‘koleksionin e yjeve’, ja kush është objektivi i radhës

12 Mars 2023
13:57
Denis Hakanaj
back button

Është folur shumë për shpenzimet marramendëse të Chelsea-t në merkato. Londinezët nuk janë kursyer, por pavarësisht nga kjo këto investime të mëdha nuk janë përkthyer në rezultate pozitive në fushën e lojës.

Edhe pse rezultatet nuk po vijnë për momentin, duket se Blutë do t’i vazhdojnë investimet marramendëse edhe në merkaton e ardhshme të verës, sipas lajmeve që vijnë nga Anglia.

Në fakt, duket se londinezët po planifikojnë një goditje të madhe për repartin e mesfushës dhe duket se po mendojnë të hidhen në sulm për yllin e Barcelona-s, Frenkie De Jong.

Këtë e ka zbuluar Football Insider, që ka theksuar se si Todd Boehly, pronari i klubit, është një admirues i madh i holandezit. Në gjurmët e ish-lojtarit të Ajax-it është vënë edhe Manchester United.

Trajneri Ten Hag, në fakt, do të dëshironte ta kishte përsëri në ekip lojtarin pas eksperiencës së përbashkët ne Amsterdam. Në rast se operacion i do të realizohet, Barcelona mund ta zëvendësojë holandezin me Ilkay Gundogan të Manchester City.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit