Chelsea, vendimi i Tuchel para gjysmëfinales me City-n befasoi lojtarët

18 Prill 2021
10:51
Denis Hakanaj
back button

Lojtarët e Chelsea-t janë befasuar nga vendimi i trajnerit Thomas Tuchel për të lënë jashtë ekipit Tammy Abraham për gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë kundër Manchester City-t.

Blutë janë kualifikuar në finale falë fitores 1-0, që është arritur pa Abraham.

Pavarësisht se nuk kishte asnjë problem fizik dhe se është golashënuesi më i mirë i Kupës së Anglisë në këtë sezon me katër gola në tri ndeshje, Tuchel nuk e ka përfshirë në listën e 20 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Qytetarëve.

Sipas Telegraph, lojtarët e Chelsea-t janë befasuar nga përjashtimi i 23-vjeçarit.

Sulmuesi nuk ka luajtur asnjë minutë që nga 20 shkurti i kaluar, kur është zëvendësuar pas pjesës së parë të ndeshjes së barazuar 1-1 kundër Southampton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit