Chelsea vihet në lëvizje për Osimhen: ka një “armë sekrete”

1 Prill 2023
18:01
Denis Hakanaj
back button

Sezoni i madh i Victor Osimhen me Napoli-n nuk po kalon pa u vënë re nga klubet e mëdha të Europës. Sulmuesi nigerian, në fakt, është një nga lojtarët më të përfolur në pritje të merkatos së ardhshme.

Sipas lajmi të dhënë nga Evening Standard, Blues janë të bindur se me Osimhen mund të luftojnë për titullin e Premier League duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Në mënyrë që të mposhtë konkurrencën e Manchester United dhe të bindë Osimhen që të largohet nga Napoli, Chelsea do të kërkojë ndihmën e Didier Drogba.

Ish-sulmuesi i Blues, në fakt, është idhulli i numrit 9 të Napoli-t, siç ka pranuar vetë ai në më shumë se një rast. Në rast se operacioni do të mbyllet me sukses, Napoli do të merrte një shifër mes 100 dhe 150 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit