Chelsea, zbulohet kërkesa e bujshme e Abramovich

22 Tetor 2021
14:29
Denis Hakanaj
back button

Eden Hazard mund të kthehet te Cheksea pas parantezës së palumtur te Real Madrid.

Për këtë është e bindur El Nacional, që ks shpjeguar se si te shtëpia e londinezëve ka qenë vetë pronari Roman Abramovich që ka kërkuar kthimin e fantazistit belg.

Nga sa mësohet, numri një i Chelsea-t po vlerëson opsionet e ndryshme për të përforcuar skuadrën e Tuchel në mënyrë që të mbrojë titullin e kampionëve të Europës dhe të luftojë për titullin në Premier League.

Për ta bërë një gjë të tillë, një nga prioritetet duket se është pikërisht kthimi i Eden Hazard në Londër.

Blutë shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me Florentino Perez për një çmim të arsyeshëm. Kampionët e Europës janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për kthimin e bujshëm, një shumë që mund të rritet pak në varësi të kërkesës së Los Blancos.

Hazard u transferua te Real Madrid në verën e 2019-ës për 115 milionë euro dhe kontrata e tij skadon në 2024-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit