Chelsea-Barcelona: Një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e futbollit

2 Janar 2020
16:22
Denis Hakanaj
back button

Drogba që shpërthen: Është një turp

Ballack që vihet në ndjekje të arbitrit dhe një klub i tërë që gjobitet.

Barcelon ka udhëtuar drejt Londrës për të luajtur kundër Celsea-t ndehjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League. Rezultati? Një nga ndeshjet më famëkeqe të historisë së futbollit.

Çfarë ndodhi?

Le ta nisim nga fillimi.

Ka qenë viti 2009-të dhe ndeshja e vajtjes, e luajtur në  Camp Nou, u mbyll barazim 0-0. Londinezët e nisën shumë mirë atë të kthimit dhe kaluan në avantazh me një gol të mrekullueshëm të Essien. Pak më vonë,  Malouda pëson faull në zonën e penalltisë së katalanasve, por arbitri Ovrebo ka thënë se ai ishte jashtë zonës. Ky ka qenë vendimi i parë i diskutueshëm.
Drama ka vazhduar pak minuta më vonë, kur Eric Abidal ka rrëzuar në zonë Didier Drogba, por për  Ovrebo nuk ka patur faull. Vendimi i dytë i diskutueshëm.

Por më e keqja nuk kishte ardhur akoma. Pique ka ndalur një top në zonë me dorë, por as kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për Ovrebo-n që të akordonte një penallti. Vendimi i tretë i diskutueshëm.

Befasia për Chelsea-n ka ardhur pak minuta para fundit të kohës së rregullt, kur Iniesta ka shënuar golin që ka barazuar ndeshjen dhe ka kualifikuar Barçën në finale.

Megjithatë, londinezët kanë patur edhe një rast para fundit të sfidës, kur Ballack ka lëshuar një predhë drejt portës,  që është ndalur nga dora e Samuel Eto’o. 

Kjo prekje ka qenë më e dukshme se ajo e Pique. Të gjithë sytë janë kthyer nga arbitri, i cili nuk mori asnjë masë. Vendimi i katërt i diskutueshëm.

Ballack nuk ka mundur ta përmbante zemërimin. Një zhgënjim që mund të krahasohet vetëm me atë të provuar pas episodit të fundit  të Game of Thrones.

Më pas ka ardhur vërshëllima e trefishtë e arbitrit, që ka zyrtarizuar eliminimin e Chelsea-t. Lojtarët e Bluve kanë humbur kontrollin dhe kanë sulmuar Ovrebo-n në fundin e ndeshjes, me Drogba që është mbajtur nga pjesëtarë të skuadrës dhe që ka thënë para kamerave: “Ky është një turp”.

Sulmuesi u pezullua për tri ndeshje dhe u qortua edhe nga djali i tij. “Djali im po shikonte ndeshjen me shokët e shkollës dhe u turpërua nga sjellja ime. Erdhi tek unë dhe më tha ‘babi, ju duhet të kishit marrë disa penallti, por nuk mund të sillesh ashtu me arbitrin’”.

Pothuajse dhjetë vite më vonë, arbitri Ovrebo ka pranuar se ka bërë disa gabime. “Nuk ka qenë dita ime më e mirë, nuk mund të jem krenar për atë paraqitje. Ka patur disa gabime dhe disa prekje me dorë që unë nuk i kam konsideruar faulle”.

Ai vazhdon të marrë e-maile të papëlqyeshme. “Marr tre ose katër e-mail në ditë nga tifozët e Chelsea-t. Nuk është një gjë e bukur, por as serioze”.

Barcelona dominoi kundër Manchester United në finale, gjë që ka shtuar akoma më shumë dhimbjet e Chelsea-t.

A ka qenë kjo padrejtësia më e madhe në futboll?

A mund të mendoni për një ekip që ka pësuar një vjedhje më të madhe?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit