Chicago si në kohët e arta, fitojnë edhe Brooklyn e Bucks

26 Tetor 2021
9:03
Gentian Spiri

Ekipi i Chicago Bulls e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin 2021-2022 në NBA, me 4 fitore në 4 ndeshje të luajtura deri më tani. Bulls fituan sot 111-108 në fushën e Toronto, sfidë ku për miqtë u dalluan DeRozan me 26 pikë e LaVine me 22 pikë.

Fitojnë edhe kampionët e Milwaukee Bucks, që mundën 119-109 Indiana jashtë fushe. Giannis Antetokounmpo realizoi 30 pikë e 10 rebound, duke qenë lider në fushë. Nuk zhgënjen as Brooklyn Nets, që falë 25 pikëve të Durant e 21 të Mills, mundi 104-90 Washington.

Në Perëndim, spikat fitorja e ekipit të Clippers, që mundi 116-86 Portland, ndeshje ku diferencën e bëri stoli, nga ku erdhën 65 pikë. Zhgënjen skuadra e Denver, që u mund në fushën e saj 99-87 nga Cleveland (Love 22 pikë e Allen 21), ndërsa Miami mundi 107-90 Orlando (Butler 36 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Boston, 129-140

Indiana – Milwaukee, 109-119

Atlanta – Detroit, 122-104

Brooklyn – Washington, 104-90

Miami – Orlando, 107-90

Toronto – Chicago, 108-111

Minnesota – New Orleans, 98-107

Denver – Cleveland, 87-99

Clippers – Portland, 116-86

Lajme të tjera

Lajmet e fundit