Chiellini nuk i ndahet Balotellit, e sulmon sërish për Moise Kean

31 Maj 2020
16:54
Eraldo Harlicaj
back button

Giorgio Chiellini vazhdon me sulmet e tij ndaj Mario Balotellit. Ai ka treguar në librin e tij “Io Giorgio” se sulmuesi i Evertonit, Moise Kean nuk ka aspak lidhje me Balon, pavarësisht se është gjobitur shumë herë nga drejtuesit.

“Kontributi i vetëm i Balotellit është mënyra si gjuan. Ka prej atyre që e krahasojnme me Moise Kean. Ky i fundit mund të shfaqet si një djalosh që mund të jetë e vështirë të merresh me të, por ai nuk ka aspak ngjashmëri me Balotellin.

“Kean është gjobitur shumë herë në akademinë e të rinjve, por kur ka luajtur me ekipin e parë, ai ka qenë shumë i respektueshëm dhe pozitiv me grupin. Për rastet që nuk ka dëgjuar alarmin dhe është shfaqur me vonesë mund të them se janë sjellje që ndryshohen lehtë”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit