Chiellini paralajmëron Juven para derbit të Italisë: Atë mund ta ndalim vetëm si ekip

14 Janar 2021
16:26
Denis Hakanaj
back button

Fitoria në Kupën e Italisë kundër Genoa-s është harruar shumë shpejt nga kapiteni i Juventus, Giorgio Chiellini.

Mbrojtësi bardhezi është i përqendruar te super sfida që i pret bardhezinjtë në kampionat kundër Inter-it.

“Derbi i Italisë me Inter-in? E dimë se është një ndeshje e rëndësishme, por nuk jemi të detyruar të fitojmë. Mungon akoma edhe një fazë për t’u luajtur dhe nuk do të jetë ndeshja e fundit as për ne dhe as për ata”, ka thënë Chiellini për Rai Sport.

Në lidhje me Lukaku-n: “Shumë pak persona munda ta mbulojnë një kundër një, do të duhet që gjithë skuadra të bëjë një punë të mirë në mbrojtje. Lukaku është vendimtar për Inter-in”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit