Chiellini zbulon të ndrojturin Higuain: Më tha se te Juve ndjehet si në parajsë

27 Maj 2020
12:09
Alfred Lleshi
back button

Në mesin e shumë anekdotave të ofruara nga libri i Giorgio Chiellini ka edhe një pasazh për shokun e tij të skuadrës, Gonzalo Higuain. Ky i fundit, sapo mbërriti te Juventusit zbuloi një botë krejt të re, si brenda dhe jashtë fushës. Brenda autobiografisë “Io, Giorgio” gjenden disa fjalë të këndshme të kapitenit bardhezi për “Pipita”:

“Gonzalo është një lojtar i fortë, një njeri i madh. Si tip është i ndrojtur, gjithmonë duhet të ndjejë shumë besim rreth tij. Unë e dua atë, më pëlqen ekspansiviteti i tij latin. Ai është një person i ndjeshëm. Kjo ka bërë që të ngarkohet shumë emocionalisht në disa ndeshje. Sidoqoftë, secili prej nesh është siç është gatuar. Ne mund të punojmë vetëm me lëndën e parë, që është formuar nga prindërit tanë. Kjo do të thotë që mund të bëjmë shumë, por jo gjithçka”.

Transferimi i argjentinasit nga Napoli në Torino shënoi, gjithashtu, kalimin në dy realitete krejtësisht të ndryshme. Chiellini ndalet në këtë “kapërcyell” të shokut të skuadrës: “Më kujtohen ditët e para të Higuain në Torino. Ai mund të dilte nga klubi për ndonjë aperitiv dhe mbase fansat e kapën vetëm për dy selfie. Këtë sjellje Gonzalo e përsëriste çdo ditë. Te Juventusi më tha se ndjehej si në parajsë, ndoshta ngaqë këtu jemi si një familje e madhe, jo vetëm skuadra e futbollit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit