Chiesa largohet nga grumbullimi, ja kush pritet ta zëvendësojë në formacionin e Italisë

21 Mars 2019
20:23
back button

Pas një dëmtimi, sulmuesi i Fiorentina-s Federico Chiesa do të largohet nga grumbullimi i Italisë në prag të ndeshjeve ndaj Finlandës dhe Lichtenstein. 

Sulmuesi anësor do të rikthehet te klubi i tij për t’u kujdesur për dëmtimin dhe pritet të rikthehet javën tjetër. 

Moise Kean është favorit për të zëvendësuar Chiesa-n në formacion, për të formuar treshen me Immobile dhe Bernardeschi. 

Adoleshenti Kean është testuar në sulm ditën e enjte me shokun e ekipit tek Juventus, Bernardeschi. 

Kean mbushi 19 vjeç muajin e kaluar dhe duket se është favorit ndaj anësorit të Inter, Mateo Politano. 

Formacioni i mundshëm i Italisë: G Donnarumma; Piccini, Bonucci, Chiellini, Biraghi; Barella, Jorginho, Verratti; Bernardeschi, Immobile, Kean

Lajme të tjera

Lajmet e fundit