Chievo ndal Lazio-n, Milan “qëndron” në Champions

2 Dhjetor 2018
20:04
Denis Hakanaj
back button

Chievo ka marrë një barazim 1-1 në ndeshjen e luajtur në  shtëpi kundër Lazio-s, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian.

Një rezultat ky që i ka kushtuar vendin e katërt skuadrës së Thomas Strkosha-s, që tani mbahet nga Milan-i.

Lazio finally on the board and even the matchup 1-1. Ciro Immobile with the calm finish!! #tlnsoccer #SerieA #ChievoLazio pic.twitter.com/xfrdQToQKW

— TLNTV (@TLNTV) December 2, 2018

Takimi i luajtur në "Bentegodi" është zhbllokuar në minutën e 25-të me një gol të Pellissier, teksa asisti është dhënë nga ish-milanisti Birsa.

Reagimi i miqve ka ardhur në minutën e 66-të me Ciro Immobile, që ka barazuar rezultatin dhe ka shënuar golin e tij të nëntë në kampionat, një më pak se Ronaldo dhe Piatek, dy kryesuesit e renditjes së golashënuesve.

Minutat e fundit kanë folur vetëm për miqtë, të cilët kanë kërkuar me ngulm golin, por pa arritur ta gjejnë atë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit