Chisora kërcënon Fury: E treta e vërteta, këtë herë e hedh KO në tapet

22 Nëntor 2022
10:16
Telesport
back button

Boksieri britanik Dereck Chisora, mendon se në përballjen e 3 dhjetorit ndaj Tyson Fury mund të fitojë dhe të shpallet kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC). Kjo do të jetë sfida e tretë mes dy boksierëve britanikë, me Fury që i ka fituar dy përballjet e mëparshme. Kjos fidë e tretë do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham, në Londër.

Chisora, 33 fitore e 12 humbje, tha: “Unë nuk e di se si do të jetë Tyson në ring, kanë kaluar 8 vjet nga hera e fundit që kemi dueluar së bashku. Ai është një boksier i mirë dhe ngacmues në ring. Do të jetë një sfidë e madhe dhe dua të fitoj me KO. Unë e kam aftësinë për ta mposhtur Fury”.

Në fund, Chisora ka vlerësuar Fury si njeri e boksier, që pak vite më parë kaloi në depression. “Jeta është e mrekullueshme. Tyson është një luftëtar i madh. Ai shkoi në depression, në krizë dhe arriti ta kalojë atë vështirësi dhe ka dëshmuar se të gjithë e kanë gabim. Duhet t’i heqësh kapelen kur njerëzit bëjnë mirë”, tha Chisora.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit