“Cikalleshi Day”, bomberi ynë i kombëtares shpërthen me dy gola në Turqi (Video)

20 Shkurt 2021
16:11
Alfred Lleshi

Sokol Cikalleshi ka shpërthyer sot, duke shënuar dy gola në fitoren me përmbysje të skuadrës së tij, Konyaspor.

Në fushën e Yeni Malatyaspor, kavajasi kuqezi dhe të tijtë janë gjendur në disavantazhin 2-0 deri në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë. U duk se gjithçka kishte mbaruar, por në pjesën e dytë nisi “furtuna” e miqve. Pas Diomandé, që ngushoti rezultatin në 2-1, në minutën e 72-të, “skena” u vendos nën këmbët e Cikalleshit.

Bomberi ynë i kombëtares barazoi 2-2 në minutën e 80-të dhe pastaj vulosi përmbysjen spektakolare të të tijve dhe dopietën personale në fund, gjasdhtë minuta para mbarimit të kohës së rregullt.

Me këtë dopietë, sulmuesi 30-vjeçar shqiptar ngjitet në kuotën e 7 golave në këtë sezon, në kampionatin turk, teksa ka luajtur në 20 ndeshje. Konyaspor renditet në vendin e 14-të të Superligës Turke, ndër 21 pjesëmarrës në të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit