Cikalleshit i gjejne ekip, por në Turqi harrojnë rregulloren e FIFA-s

14 Janar 2019
21:26
back button

Një lajm i përhapur nga një agjenci lajmesh është transmetuar pa ndërruar presje nga mediat kryesore turke, duke nisur nga Fanatik, sipas të cilit Sokol Cikalleshi do kthehet tek Akhisar, ku ka shkëlqyer në pjesën e dytë të sezonit 2016/17, kur ishte i huazuar nga Basaksehir.

Sulmuesi kuqezi është pjesë e Goztepes në Superligën turke, ku është i huazuar nga Osmanlispori.

Mediat turke aludojnë se 28-vjeçari do të largohet nga Goztepe, por duket qartë që nuk e kanë fort idenë çfarë po ndodh te Goztepe dhe a largohet dot Cikalleshi, sepse realiteti është se sulmuesi xka vetëm 2 opsione deri në verë: Osmanlispor dhe Goztepe.

Për shkak të rregullores së FIFA-s, kavajasi nuk shkon dot tek Akhisar, pasi ka luajtur këtë sezon si për Osmanlispor, ashtu edhe për Goztepe. Këtë vit Cikalleshi e ka nisur me gol në miqësore dhe fizikisht duket se është kthyer në formë perfekte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit