Çiklisti slloven Tadej Pogacar triumfon në Turin e Francës 2021

18 Korrik 2021
21:27
Telesport
back button

Çiklisti slloven Tadej Pogacar (skuadra e UAE) fitoi edicionin e vitit 2021 të Turit të Francës (edicioni nr.108 në histori). Ky është suksesi i dytë i 22-vjeçarit në këtë turne (edhe vjet doli kampion), ku fitoi 3 etapa.

Pikërisht në këto etapa ai arriti të krijojë diferencën e mjaftueshme për të triumfuar sot në Paris, duke mbajtur të veshur fanellën e verdhë të liderit (82h56’36” koha e përgjithshme).

Në vendin e dytë të Turit u klasifikua danezi Jonas Vingergaard (+5’20” nga lideri), ndërsa në të tretin ekuadoriani Richard Carapaz (+7’03” nga lideri).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit