Çinari: “Mohimi i golit, meritë e portierit! Kisha dedikim special..”

10 Korrik 2019
20:00
back button

Protagonist kryesor me atë rast fantastik të ndalur nga portieri i ekipit azer, shkodrani i Partizanit, Eraldo Çinari, ka komentuar kështu barazimin pa gola që të kuqtë regjistruan në “Selman Stërmasi” ndaj Qarabag në përballjen e parë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League:

"Bëra maksimumin tek ai rast, por ishte një pritje shumë e bukur e portierit. Do ishte më mirë që të kisha shënuar gol e të fitonim. Mendoj se ishte më shumë meritë e portierit, por ky është futbolli. Rastet për tu humbur janë", komentoi futbollisti i Partizanit. 

"Ne bëmë gjithçka shumë mirë. Sot kam bërë të gjitha pozicionet. U mundova të bëj maksimumin në çdo repart. Do të jap maksimumin kudo që do të më caktojë trajneri. Nëse do të kisha shënuar atë gol, atëherë do të kisha një dedikim të veçantë për babain që prej dy ditësh ndodhet në spital, si dhe për motrën që sot feston ditëlindjen", përfundoi Çinari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit