Ciro Ferrara, letra prekëse drejtuar Maradonës: Diego, udhëtova për tek ti, të marr frymë ajrin e qiellit tënd…

26 Nëntor 2022
8:22
Alfred Lleshi

25 nëntor 2022. Dy vite pas ndarjes nga jeta të Diego Armando Maradonës. Nëse fjalët e ndokujt janë tretur, dashuria e qytetit të Napolit për “Dorën e Zotit” është përkundrazi, flakë e ndezur.

Gjetja e fjalëve për t’i shkruar një letër Maradonës ishte mision i Ciro Ferrara kësaj here, i cili shkoi për të vizituar shtëpinë e legjendën argjentinase të futbollit dy vite pas vdekjes së tij: “Unë kam udhëtuar drejt teje, drejt rrënjëve të tua.

Po kërkoja përqafimin më të afërt, sepse në ditëlindjen tënde doja të isha edhe një herë pranë teje. Erdha në shtëpinë tënde, të marr frymë ajrin e qiellit tënd. Shtëpia është fjala më e bukur që ekziston, nuk është thjesht një vend, por aty rrjedh jeta.

Kam imagjinuar të të shoh këtu, ku jam tani. A më shikove nga ajo dritare e vogël? A keni vrapuar për të luajtur futboll në rrugë? Edhe nëse këtu varfëria bërtet gjithë mjerimin e saj, ka zhurmë gëzimi dhe urie për ëndrra.

Sa komod ndihesh pranë teje, miku im. Që nga ajo ditë e keqe, unë mund të të dëgjoj çdo herë dhe gradualisht të ndreq një zemër të thyer”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit