City blen Busquetsin e ri, Guardiola shopping në Spanjë

18 Maj 2019
15:15
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester City ka arritur akordin me Atletico Madridin për të nënshkruar me Rodrin. Mesfushori do të shkojë në Angli për një shifër prej 61 milionë paundësh, ndërsa shihet si zëvendësuesi ideal i Fernandinhos nga trajneri Pep Guardiola. 

22-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 61 milionë paundësh sipas asaj që raporton AS dhe City ka pranuar ta paguajë. Dy klubet janë dakord për një lëvizje të tillë, ndërsa tashmë duhet gjetur akordi ndërmjet vetë Rodrit dhe anglezëve. 

Trajneri Diego Simeone e bleu Rodrin nga Villareali për 20 milionë paund. Ai ka luajtur 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe cilësohet si Busquests i ri nga mediet spanjolle. Mesfushori ka luajtur 6 ndeshje për Spanjën vitin e kaluar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit